Luka Joviq në orbitën e Milanit.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga sulmuesi serb i cili aktivizohet tek Fiorentina në Serie A.
Klubi italian është futur prej kohesh në merkato për një numër 9, si një zëvendësues të Oliver Giroud i cili nuk premton shumë për të ardhmen duke marrë parasysh moshën e tij.
Serbi është një lojtar që e njeh mirë kampionatin italian dhe shihet si një alternativë e mirë për Milanin. 25-vjeçari numëron 31 paraqitje me klubin “vjollcë” si dhe 6 gola të shënuar që nga transferimi i tij nga Real Madridi me parametra zero.
Sulmuesi u transferua me bujë tek “Los Blancos” në vitin 2019 pas paraqitjeve të shkëlqyera me Eintracht Frankfurtin. Megjithatë, performancat e tij në “Santiago Bernabeu” ishin zhgënjyese dhe vitin e kaluar erdhi transferimi në “Artemio Franchi”.
Joviç nuk ka qenë objektivi i vetëm për sulmin e kuqezinjve, të cilët shfaqën interes edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Por trajneri i “Bluve” Mauricio Pochettino u shpreh se e konsideron 21-vjeçarin si pjesë të planeve të tij. Sulmuesi i kombëtares serbe ka kontratë me Fiorentinën deri në qershorin e vitit 2024 dhe sipas “Transfermarkt” kartoni i tij vlerësohet 16 mln euro.