Shkëndija e Tetovës po tregon forcën në elitën e futbollit maqedonas.
Kuqezinjtë triumfojnë në derbin e javës së tretë në Kavadar, duke e mposhtur me rezultat 2:1 liderin e kampionatit maaqedonas, Tikveshin.
Për Shkëndijen shënuan Çinari (24’) e Elezi (37’) dhe për Tikveshin shënoi Mojsov (45+1’).
Tikveshi kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Brera Strumicën me 6 (një ndeshje me pak), Shkëndijen 6 (një ndeshje me pak), Rabotniçkin 6, Bregallnicën 6 pikë etj.