Chelsea ka humbur derbin e Londrës me West Ham, pasi është mundur 3-1 në fushën e Hammers.
Pjesa e parë e sfidës është mbyllur në barazim 1-1. Aguerd ka kaluar në avantazh Hammers në minutën e 7-të, ndërsa Chukwuemeka ka barazuar për Blues në minutën e 28-të me një super gol.
Në minutën e 43-të, miqtë kanë pasur një mundësi të artë për të përmbysur rezultatin. Sterling ka fituar një penallti dhe te pika e bardhë është paraqitur Enzo Fernandez, i blerë për 120 milionë euro në merkaton e janarit të kaluar.
Pjesa e dytë ka filluar ashtu si e para, me West Ham që është kthyer në avantazh. Ka qenë Antonio që ka shënuar për vendasit me një gjuajtje të fuqishme.
Në minutën e 61-të ka ardhur edhe momenti i shumëpritur nga tifozët e Chelsea-t, futja në fushë e Caicedo-s, lojtari i blerë nga Brighton për shumë e frikshme prej 133 milionë eurosh.
Në minutën e 67-të, West Ham ka mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Aguerd, autori i golit të parë.
Pavarësisht superioritetit numerik, Chelsea nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit dhe të shmangë humbjen. Madje ka qenë West Ham që ka shënuar edhe golin e tretë me një penallti të Paqueta-s, të shkaktuar nga Caicedo, blerja rekord e Blues.