Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit ka regjistruar fitoren e dytë rresht në edicionin e ri në Bezirksliga.
Tre pikë domethënëse dhe konfirmojnë fuqishëm luftën për vend të parë.
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Tus Gerresheim, në takimin e javës së dytë.
“Përfundon edhe ndeshja e dytë në kampionat me rezultat 3:2 në të mirën të ekipit tonë me golat e shënuar nga Khalid Al-Bazaz (38’ 66’) dhe Ferdi Acar (43’).
3 pikë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë.
Faleminderit për mbështetjen e gjithë atyre të cilët ishin të pranishëm
Shihemi të dielën tjetër si mysafir te GSG Duisburg”, njofton FC Kosova.
Kosova kryeson me 6 pikë, duke lënë pas TSV Eller 04 me 6, SG Benrath-Hassels me 6 pikë etj.