Dallku thotë se nuk është aspak i kënaqur me disa futbollistë

Futboll

Dallku thotë se nuk është aspak i kënaqur me disa futbollistë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 22:52
Dallku

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, nuk ka qenë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve pas humbjes nga Llapi me rezultat 3-0.

Kjo ishte humbja e dytë për Dukagjinin në po aq ndeshje të luajtura në këtë edicion.

“Jam i kënaqur me angazhimin deri në minutën e 60-të, pasi në 30-të minutat e fundit i pësuam tri gola që nuk është dashur t’i pranojmë. Goli i parë na goditi rëndë dhe nuk arritëm të kthehemi”.

“Por, ajo që është më e keqja është se po pësojmë gola të pakuptimtë dhe kjo nuk është aspak e mirë”.

“Po ashtu, nuk jam aspak i kënaqur me qasjen e disa futbollistëve në ndeshje, si dhe të tjerëve që po inkuadrohen.

Ne luajtëm mirë deri të goli i parë, ku madje patëm edhe dy tri raste të shënojmë gol.

Por, në vend që të shënojmë, në pësuam”, ka thënë Dallku pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat