I lidhur me kalimin në Inter, Benjamin Pavard e ka goditur një kundërshtarë gjatë një ndeshje miqësore të Bayern Munchenit
Mbrojtësi francezi luajti në një ndeshje miqësore që Bayern Munchen e kishte zhvilluar të enjten kundër klubit të tifozëve të tij Weinbeisser Kaltern.
Gjatë ndeshjes, Pavard e humbi topin para një futbollisti kundërshtar në qendër të fushës dhe mandej e rrezoi atë në tokë.
Ai fillimisht u përlesh me tifozin dhe mandej u pa që ai e godet atë me frustrim. Bayerni e fitoi atë ndeshje me rezultat 4-0.
27 vjeçari është lidhur me një largim nga klubi këtë verë.
Pasi fillimisht ishte lidhur Manchester United, francezi tani pritet të kalojë tek gjigantët e Serie A, Inter. CEO i klubit të tyre Guiseppe Marotta ka konfirmuar të enjten që ata kanë përparuar në bisedime për një transfer të mundshëm të mbrojtësit anësor.
Skuadra e Thomas Tuchel ndeshjen e radhës në Bundesliga do ta luanë kundër Augsburg më 27 gusht.