Fitore historike për Alegrin, arrin shifrën e jashtëzakonshme të sukseseve me Juventusin!
Masimiliano Alegri ka drejtuar sot Juventusin në ndeshjen ndaj Udinezes, në një sfidë të cilën skuadra e tij e mbylli me suksesin 3-0.
Një fitore që ishte historike për trajnerin livornez, pasi kjo ishte fitorja e 250 në karrierë në stolin e bardhezinjve.
Trajneri konfirmohet kësisoj si trajneri i dytë më i suksesshëm i Juventusit në historinë e tij, teksa e ka arritur këtë shifër në 380 ndeshje që ka drejtuar skuadrën, të ndarë në periudhat 2014-2019 dhe 2021 deri më sot.
Para tij gjendet vetëm legjenda Xhovani Trapatoni, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë bardhezinjtë.
Ai ka qenë në pankinën e tyre për 596 ndeshje, duke regjistruar në total 319 fitore.