Menaxheri i Inter Miami, Gerardo Martino ka treguar se Lionel Messi do të vazhdojë të jetë titullar për skuadrën derisa ai do të kërkojë vetë pushim
Kështu, ish trajneri i Barcelonës dha të kuptohej se çështja e pushimit të futbollistit është çështje e vetë lojtarit dhe ai mund të marrë pushim kur e kërkon atë, e që Martino do ia plotëson dëshirën atij. Ai po ashtu theksoi që fituesi i Botërorit, 26 vjeçari nuk do të pushohet në ndeshjen e radhës që Inter Miami e zhvillon në US Open Cup.
“Kjo është një bisedë që ne e kemi pasur pak ditë më parë, që ai duhet të pushojë dhe të rikuperohet për çdo 3-4 ditë, por e mërkura nuk pritet të jetë ajo ditë, por ju e dini si është ai, ai dëshiron të luajë. Kështu që, derisa ai nuk e kërkon pushimin, ai do të vazhdojë të luajë”, tha Martino për gazetarët.
Messi i ndihmoi së fundmi Inter Miamin për ta ngritur Kupën e Ligës derisa ai shënoi golin e 10 të tij në shtatë paraqitje për klubin e tij të ri. Titulli i Kupës së Ligës është trofeu i 44 që fiton argjentinasi, i cili e bënë atë futbollistin me më së shumti trofe në histori.
Inter Miami do të përballet tani kundër Cincinnatit në gjysmëfinale të US Open Cup më 24 gusht.