Xhiro e dytë në Superligën e juniorëve do të zhvillohet të mërkurën.
Tanimë FFK ka bërë edhe delegimin e gjyqtarëve për këtë rang garash.
Eridon Podovorica do të jetë në takimin Gjilani – Prishtina, derisa Valon Bajgora në atë Malisheva – Fushë Kosova.
Isak Ceroviku do ta drejtojë duelin Liria – Drita, ndërsa Mentori Ajeti sfidën mes Llapit dhe Dukagjinit.
Bardh Ajeti do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën Ballkani – Feronikeli ’74.