Hamburgu beson ende në kapacitetin dhe kualitetin e Valon Zumberit.
Klubi gjerman po planifikon t’ia vazhdojë kontratën futbollistit të ri nga Kosova.
Në fakt, qendërmbrojtësi ka marrëveshje me klubin e njohur gjerman deri në vitin 2024, ndërsa mund ta zgjasë atë për një vit tjetër, deri më 2025, njofton mediumi gjerman “Bild”.
Zumberi i kaloi dy sezonet e fundit në ligën rajonale U-21 duke e përfaqësuar Hamburgun.
E tash, 20 vjeçari mund të huazohet në divizionin e tretë të futbollit gjerman pasi aktualisht është qendërmbrojtësi i gjashtë tek Hamburgu dhe nuk do të kishte vend për të në edicionin 2023/24 në Bundesliga 2, aty ku garon ekipi i tij aktual.
Waldhof Mannheim e 1. FC Saarbrucken janë dy klubet që e duan më së shumti përfaqësuesin U-21 të Kosovës.