Rei Manaj është zyrtarisht futbollist i Sivasporit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është prezantuar sot tek klubi turk.
Ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin i cili ka si synim që të kthehet përsëri në kompeticionet ndërkombëtare.
Manaj është jashtë fushave të lojës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur një dëmtim e la atë përfundimisht jashtë planeve të Uotford dhe mbylli para kohe aventurën e tij në kampionatin anglez.