Partizani do të sfidojë të enjten në transfertë Astanën në Kazakistan për ndeshjen e vlefshme të play-off në Ligën e Konferencës. Sot janë publikuar edhe lista me emrat e përzgjedhur nga klubet.
Nga të kuqtë bie në sy mungesa e sulmuesit brazilian Viktor Da Silva. Ai nuk është federuar fare për fazën play-off dhe kjo shton më shumë dyshimet që do ta largojnë nga ekipi.
“Demat” kanë federuar edhe afrimin e fundit, qendërmbrojtësin e ardhur nga Kukësi, Altin Bytyçi.
Lista e plotë e Partizanit
Hoxha, Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Kocijan, Preka, Buxhelaj, Sota, Hadroj, Zekolli, Mehmeti, Grezda, Maget, Kote, Murataj, Taipi, Bilali, Rrapaj, Keko, Cara, Bintsouka dhe Mba.