Futbollisti Alen Jasharovski është anëtar i skuadrës shqiptare Voska sport nga Ohri.
Ish futbollist i Prishtinës është zgjedhur lojtar i javës së tretë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
“Het-triku i Jasharovskit ishte më se i mjaftueshëm për një fitore të madhe (3:2) ndaj Vardarit”, shkruan media maqedonase “Ekipa.mk”.
Ai në të tria situatat para portës së Vardarit reagoi jashtëzakonisht mirë.
Është më i merituari për fitoren e parë të skuadrës së tij.