Futbollisti Behar Fetahi sot u prezantua te gjiganti i njohur slloven, NK Maribor, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.
Anësori 20 vjeçar u transferua nga Voska Sport e Ohrit.
Safet Ademi, trajner dhe themelues i shkollës së futbollit Fortuna nga Hasanbegu i Shkupit, e ka këshilluar Fetahin që të ecë me këmbë në tokë dhe vazhdoj me punë.
“Behar le të jetë kjo sfidë e re!
Në emrin tim dhe të Kenan Asanit, si dy trajnerët e parë me të cilët ke punuar më së gjati dhe gjithë atyre bashkëlojtarëve që ishit pjesë e gjeneratës së artë 2003/04 nuk po të themi urime.
Transferimi në Maribor – le te jetë kjo sfidë e re për ty. Le të jetë një trampolinë për sukseset e tua në të ardhmen dhe një shtytje për të gjithë tjerët që kalojnë përmes KF Fortuna – Hasanbeg. Vazhdo të punosh, punosh.
Mos e harro kurë thënien tonë që vlen për të gjithë që kalojnë përmes klubit tonë. ‘Ec me këmbë në tokë’. Paç shëndet”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.