Ylli brazilian kryen testet mjekësore te Chelsea

Futboll

Ylli brazilian kryen testet mjekësore te Chelsea

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Skuadra e Chelseat është shumë afër që të kompletojë transferimin e radhës, pas nënshkrimit me Moises Caicedon dhe Romeo Lavian.

Chelsea është afër transferimit të yllit brazilian, Deivid Washington nga skuadra e Santos.

Washington veçse ka kompletuar testet mjekësore te Chelsea, ku ka mbetur vetëm finalizimi i dokumenteve.

Washington së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Chelseat, ku ky i fundit do t’i paguajë Santosit dëmshpërblim prej 16 milionë eurosh, dhe katër milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat