Duel mes Liverpool-it dhe Bayern Munich për mesfushorin e Manchester City-t, Kalvin Phillips.
Sipas portalit 90min, pavarësisht aktivizimit të pakët sezonin e kaluar, ish-ylli i Leeds ka dëshirë të qëndrojë te Citizens për të provuar veten.
Bayern Munich e ndjek prej kohësh lojtarin, me kërkesë të Thomas Tuchel, i cili ka mbetur i mahnit nga anglezi gjatë kohës që ishte në drejtim të Chelsea-t.
Klubi tjetër në gjurmët e lojtarit të datëlindjes ’95 është Liverpool-i, në kërkim të përforcimeve në mesfushë, pasi ka dështuar të marrë Romeo Lavia dhe Moises Caicedo, të dy të transferuar te Chelsea.