Një dhimbje bezdisëse e vazhdueshme dhe një ndërhyrje e nevojshme. Pep Guardiola i është nënshtruar një operacioni në shpinë dhe nuk do të mund të kthehet në punë për disa ditë.
Në vend të tij në stol – në ndeshjet e ardhshme të Premier League – do të jetë Juan Manuel Lillo, i cili është rikthyer në Angli pas një viti eksperiencë në Arabi.
Juan Manuel Lillo është një trajner spanjoll 57-vjeçar, i cili pati mundësinë ta niste shumë herët karrierën e tij.
Ai ishte trajneri më i ri në La Liga që u ul në një stol për një klub spanjoll – Salamanca – dhe më pas u transferua tek Oviedo, Tenerife, Zaragoza dhe Almeria.
Ai ka pasur eksperienca edhe në Meksikë, Kolumbi, Japoni, Kinë dhe Katar. Bashkëpunimi me Pep Guardiola-n filloi në vitin 2020.
Pas dy vitesh në Premier League ai vendosi të pranojë stolin e Al Sadd dhe qershorin e kaluar u rikthye te stafi teknik i Manchester City-t.