Në dy ndeshje po aq fitore skuadra e Kosovës së Dusseldorfit, e cila kryeson renditjen në Bezirksliga.
Kuqezinjtë po përgatiten për sfidën e radhës të fundjavës, ku do të luajnë me GSG Duisburgun.
Ndeshja luhet të dielën (15.00) dhe pritet me interesim të madh sidomos nga dashamirët e skuadrës kuqezi, të cilët synojnë fitoren e tretë dhe të ruajnë kreu e tabelës.
Tifozi i Kosovës
Javën që e lamë pas Kosova ka triumfuar me rezultat minimal 3:2 ndaj TuS Gerresheim, ndërsa GSG Duisburg si mysafire ka pësuar humbje të thellë me rezultat 4:0.
Kosova ka bërë përforcime të mëdha gjatë verës dhe është favorit i madh për t’u ngritur në Landesliga.