Kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku.
Skuadra therandase është në garat e play-off-it të Conference League në futboll, duke synuar fazën e grupeve për herë të dytë në histori.
“Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.
Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.
Mirë se vjen Omer Bunjaku!
32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.
Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, njofton FC Ballkani,.