Skuadra e njohur holandeze PSV ka barazuar në Glasgou të Skocisë, me rezultat 2:2 me Rangers-in, në takimin e parë të play-off-it për Champions League në futboll.
Ndeshje me rivalitet dhe skuadra skoceze dy herë ka udhëhequr me rezultat 1:0 dhe 2:1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ibrox”, ku të pranishëm ishin 47.537 shikues.
Për Rangers realizuan Sima (45') e Matondo (78') dhe për PSV-n Sangare (61') e de Jong (80').