Mason Mount ka pësuar një lëndim gjatë humbjes 2–0 kundër Tottenham në fundjavë.
Manchester United ka lëshuar një deklaratë zyrtare, duke njoftuar se 24-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e Nottingham Forest të shtunën.
Në deklaratën e klubit thuhet: “Ankesa e vogël pritet të mbajë Mount jashtë deri në pushimin ndërkombëtar muajin e ardhshëm”.
Kjo do të thotë që Erik ten Hag mund të presë që të ketë anglezin kur të rikthehen ndeshjet e Ligës Premier.
Por, mungesa e tij edhe mund të mos vërehet, për shkak që Mount nuk e ka filluar mirë aventurën te United.
Madje, në statistikat e publikuara pas ndeshjes me Spurs, bëhet e ditur se ai kishte më pak prekje të topit se portieri Andre Onana.