Klubi i Katarit, Al Arrabi është duke këmbëngulur për transferimin e mesfushorit italian, Marco Verratti.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi në fjalë është duke përgatitur me kujdes ofertën zyrtare në drejtim të lojtarit të PSG-së. Negociatat kanë avancuar dhe ka optimizëm në kampin e vendit të Lindjes së Mesme.
Verratti ka pranuar kushtet e kontratës më parë me klubin saudit të Al Hilal, por nuk kishte marrëveshje me PSG.
Tashmë, Al Arabi FC është duke bërë maksimumin për të transferuar yllin italian.