Klopp mban ende hapur derën për përforcime

Futboll

Klopp mban ende hapur derën për përforcime

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 14:38
Klopp

Trajneri Jurgen Klopp mendon se merkato e Liverpool nuk ka përfunduar ende.

Ai ka saktësuar se nga skuadra e tij nuk do të largohet asnjë, por se pret ende ndonjë prutje të re, duke qenë se gjithçka është ende e hapur deri më 31 gusht.

“Dritarja e transferimeve është e hapur.

Pra, deri atëherë gjithçka mund të ndodhë.

Për sa i përket largimeve nuk do të ndodhë asgjë, por në hyrje mund të kemi sërish të reja.

Në gjithë këto vite kam mësuar shumë gjëra për sa i përket merkatos, ku në fund të saj ndodhin gjërat e pabesueshme”, tha Klopp.

“Ka ende kohë dhe po hedhim një sy mundësive konkrete dhe këtë gjë do ta bëj deri më 31 gusht, kur mbyllet merkato.

Kemi patur edhe disa dështime këtë verë, por deri në fund mund të ketë ende surpriza pozitive”, tha trajneri i Liverpool, që më së shumti kërkon përforcime në sulm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat