Mbrojtësi francez, Jean-Clair Todibo është pranë transferimit tek Manchester United.
Sipas mediave franceze, lojtari që aktivizohet tek skuadra e Nice në Ligue 1, do t’i kushtojë klubit anglez 34 milionë paund.
23-vjeçari, i cili është pjesë e klubit francez që nga viti 2021 shihet si një alternativë e mirë për zëvëndësimin e mbrojtësit Harry Maguire, e ardhmja e të cilit është e paqartë.
Francezi në sezonin e kaluar është aktivizuar në 34 ndeshje me Nice dhe ka bërë paraqitje pozitive. Ndërsa tani duket se ka ardhur koha që të bëjë hapin e madh në karrierë.
Ish-lojtari i Barcelonës ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2027, megjithatë mundësia për t’ju bashkuar “Djajve të Kuq” mund ta bëjë atë t’i japë lamtumirën klubit që këtë verë.