Skuadra bjelloruse paralajmëron ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Futboll

Skuadra bjelloruse paralajmëron ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Nga: K. G. Më: 23 gusht 2023 Në ora: 21:08
Ballkani

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, nesër do të përballet me BATE Borisov nga Bjellorusia, në kuadër të ndeshjes së play-  off-it të Conference League në futboll.

Skuadra bjelloruse paralajmëron ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Ka mbetur shumë pak kohë para se BATE të nisë në raundin e play-off-it.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 24 gusht në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe do të fillojë në ora 20:45 me kohën e Bjellorusisë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 31 gusht në Hungari në stadiumin e qytetit në Mezokiovesz”, njofton klubi bjellorus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat