Ballkani do të ndeshet nesër me Bate Borisov në ndeshjen e parë të play-offit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Dueli i parë do të jetë në Prishtinë në “Fadil Vokrri” nesër me fillim nga ora 20:45.
Ai tha se në këtë moment ne nuk e përfaqësojmë vetëm Ballkanin e Therandës, por tërë Kosovën.
“Nëse flasim rreth historisë që kemi bërë, për të dytin vit radhazi gjendemi në play-off. Në një moment të tillë, përfaqësimi ynë kalon përtej Ballkanit të Therandës, pasi përfaqësojmë edhe Kosovën.
Ditët e fundit i kam ndarë lojtarët në dy grupe, ata që luajtën në kampionat, në fundjavë, dhe ata që qëndruan pushim.
Menjëherë pas konferencës, do të kryejmë dhe seancën e fundit ku do të jemi të gjithë të bashkuar, në prag të këtij takimi, që sigurisht nuk do të përfaqësojmë vetëm Ballkanin e Suharekës”, u shpreh Daja,