Skuadra norvegjeze Molde ka treguar lojë të mirë para shikuesve të vet por mposhten në fund me rezultat 3:2 nga Galatasaray, në takimin e parë të play- off-it të Champions League në futboll.
Ndeshje e luftuar deri në fund dhe me raste shënimi.
Pesë gola të shënuar në stadiumin “Aker” në Molde, ku kënaqi 9.553 shikues.
Galatasaray triumfon në frymën e fundit në Molde.
Sfidë me kthesa në rezultat, 1:0, 1:2, 2:2 dhe 2:3.
Për Molden shënuan Ellingsen (8'), Haugen (56') dhe për Galatasarayn realizuan Oliveira (25’), Icardi (29'), Midtsjo (90+3’.