Skuadra portugeze, Braga, ka bërë hapin e parë drejt fazës së grupeve në Champions League.
Braga e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 Panathinaikosin, në takimin e parë të play-off-it.
Një fitore që i jep sado kudo qetësi para takimit të kthimit në Greqi.
Golat i shënuan për Bragën, futbollistët Ruiz (51') e Djalo (73') dhe për skuadrën greke realizoi Mancini 90+5’).
Në stadiumin “Municipal” në Bragë, ishin të pranishëm 23.401 shikues.