Ramadani po tregon që është zgjedhje e goditur

Futboll

Ramadani po tregon që është zgjedhje e goditur

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 23:21
Ramadani

Pantaleo Korvino është kthyer në një nga drejtuesit sportivë më të vlerësuar në Itali. Njeriu i merkaots ë Leçes, e cili i dha famë kësaj skuadre me nuhatjen e tij të jashtëzakonshme në vitet 2000, është kthyer të bëjë “magji” në merkato dhe po tregon pak nga pak se mund të ndërtojë një skuadër me emra premtues dhe me një kosto të ulët.

Ishte ai që zgjodhi trajnerin Roberto D’Aversa për këtë edicion pas largimit të Marko Baronit, si dhe insistoi për afrimin e Ylber Ramadanit në klubin italian. Mesfushori kuqezi ka bindur të gjithë me vetëm pak ndeshje në fushën e lojës dhe prova më e mirë ishte ndaj Lacios në ndeshjen e parë të Serisë A.

“Roberto përfaqëson nisjen e një cikli të ti, teknik dhe jo vetëm, të skuadrës së parë që është ndarë me shumë entuziazëm nga klubi pasi jemi të bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Para se të shitnim Hjulmand, kishim gjetur profilin për t’u dhënë edhe vazhdimësinë teknike atij roli në fushë.

E bëmë me Ramadanin, i cili po tregon që është një zgjedhje e goditur”, tha vetë Korvino për mediat italiane duke shpjeguar lëvizjet e bujshme të kësaj vere të skuadrës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat