Milan mund të rivalizojë dhe fitojë në Championsin

Futboll

Milan mund të rivalizojë dhe fitojë në Championsin

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 12:45
Ambienti i Milanit

Trajneri Carlo Ancelotti ka folur për Milan, ish-skuadrën e tij dhe ndryshimet e shumta që kanë patur kuqezinjtë gjatë merkatos së verës. Sipas trajnerit të Real Madrid, skuadra e Milan mund të jetë kompetitive në kampionat, por jo në Champions dhe ta fitojë turneun e rëndësishëm europian.

“E vështirë që Milan të rikthehet të triumfojë në Europë, pasi në futboll aspekti ekonomik është shumë i rëndësishëm për të qenë kompetitiv. Sot, të duelosh me një skuadër që ka më shumë mundësi ekonomike bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha Ancelotti.

“Milan ka bërë merkato të mirë, por nëse nuk blen dot lojtarët më të fortë, atëherë duhet të bëjë një programim afatgjatë.

E konfirmoj, që këtë sezon Milan ka blerë mjaft lojtarë me nivel, por që të rivalizojë në nivelet më të larta është e vështirë”, u shpreh trajneri italian.

Si një ish-milanist, Ancelotti foli edhe për largimin e Maldini: “Tifozët janë të prekur nga kjo gjë, imagjino mua që e kam patur si kapiten kur drejtoja Milan. Largimi i tij solli mjaft zhgënjim, por klubi do të ecë përpara dhe mbetet keqardhja për një ikonë që ikën. Ai ka mjaft njohuri dhe aftësi, pra mund të bëjë çfarë të dojë në të ardhmen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat