Pedri i bashkohet Araujos në “infermierinë” e Barçës.
Mesfushori do të mungojë në ditët në vijim, pasi pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë, gjatë stërvitjes së kësaj të enjteje.
Ashtu si në rastin e uruguajanit, klubi ka raportuar se “evolucioni i tij do të shënojë disponueshmërinë e tij”, megjithëse gjithçka tregon se do të jetë jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë.
Ndaj, përveç mungesës së disa dueleve të La Liga-s, ai do të mungojë edhe në ndeshjet e para të Champions League.
Djaloshi i talentuar është pjesë kyçe në skemat e trajnerit Xavi, ka qenë titullar në dy javët e para të La Liga-s.
Në fakt, Pedri është autori i golit të parë zyrtar të Barcelonës në sezonin 2023-2024, pasi mposhti Ledesma të dielën e kaluar dhe hapi rezultatin e ndeshjes që përfundoi duke u bërë fitorja e parë e Barçës në kampionatin e ri spanjoll.