Shtohen polemikat për arbitrat

Futboll

Shtohen polemikat për arbitrat

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 14:21
Gjyqtarët

Janë bërë të ditur emërimet e arbitrave për ndeshjet e javës së dytë të Serisë A.

Mariani do të drejtojë Milan-Torino, të planifikuar për të shtunën në mbrëmje, ndërsa Giua do të drejtojë Napoli-Sasuolo, debutimi në shtëpi për kampionët e Italisë.

Për Juventusin, në “Allianz Stadium”, kundër Bolonjës, është përzgjedhur Di Belo, ndërsa ajo e së hënës mes Kaljari-Inter për të hënën do të gjykohet nga Majkëll Fabri. Kjo javë e Serisë A sjell edhe një risi të rëndësishme.

Për herë të parë nuk do të ketë rëndësi prejardhja territoriale dhe Daniele Doveri (i lindur në Volterra, por banues në Romë dhe i përket seksionit të kryeqytetit) do të arbitrojë Verona-Roma.

Ky është një hap përpara në këtë aspekt, pasi dihet se kolegjiumet e ndryshme penalizonin arbitrimin e skuadrave nga i njëjti rajon.

Praktikisht më shumë mirëbesim për “këmishët e zeza”, që gjithmonë janë kritikuar kur arbitronin ndeshjet e territorit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat