Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka bërë prej përforcimeve më të qëlluara deri me tash.
Manaj i bashkohet Ballkanit.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj.
Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë.
25 vjeçarit i urojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, njofton FC Ballkani.