Drejtori i ri sportiv i Juventusit, Giuntoli që pas afrimit nuk është se ka bërë ndonjë goditje të madhe, por synimi parësor ka qenë shitja e disa lojtarëve që nuk janë në planet e trajnerit Allegri dhe për shkak se këtë sezon nuk do të luajnë në Europë.
Në ditët e fundit vijon punë për shitjen e disa prej tyre duke filluar nga Moise Kean, e duke vijuar me Bonuccin dhe Soule, janë disa emra që duhet të gjejnë një ekip të ri për sezonin që sapo ka nisur.
Kean, 25-30 milionë euro. Skuadra e interesuar: Fulham
Marko Pjaca, skuadra e interesuar: Karagmurk
Kostiq, 15 milionë euro
Bonucci, skuadrat e interesuara: Lazio dhe Union Berlin
Soule 10 milionë euro, skuadrat e interesuara: Feyenoord, Salernitana dhe Frosinone
Kaio Jorge, skuadra e interesuar: Frosinone
Iling Junior, skuadrat e interesuara: Nottingham Forrest dhe Atalanta.