Paraqitjet mbresëlënëse të Lamine Jamal me ngjyrat e Barcelonës në këtë fillim sezoni në urdhrat e trajnerit Ksavi Herandez kanë dhënë indikacionet e duhur edhe te tekniku i përfaqësueses spanjolle Luis de la Fuent, i cili ka në plan t’i bëjë ftesën talentit rreth ndeshjeve të muajit shtator.
Mosha prej 16 vjeç do ta kthente në rast aktivizimi si lojtari më i ri që vesh fanellën e “furisë së kuq”, pasi rekordi qëndron në “pronësi” të Gavit, 17 vjeç e 62 ditë.
Futbollisti me numër “27” në “Spotify Camp Nou” do ta marrë vesh njoftimin më datë 1 shtator, ku kombëtarja e Spanjës do të publikojë listën me protagonistët ndaj rivalëve të Gjeorgjisë dhe Qipros.
Tentativa në fjalë vjen edhe si një “mburojë” nga propozimi i Marokut, marrë në konsideratë fatin se babi i tij është nga Maroku, ndërsa nënë iberikase.
Premisat e personazhit në fjalë janë të mëdha dhe nga analistë vendës ai vlerësohet tejmase. Edhe pse në gjirin e “blaugran”-ëve nuk mungojë alternativat, sërish Ksavi i ka besuar rol thelbësor në formacionin kryesor talentit. Njoftim tjetër i rëndësishëm nga “shtëpia” e Barçës përkon me të riun Abde Ezalzuli.
21-vjeçari me karakteristikat ofensive u lakuar si opsion për t’u larguar, por që këmbëngulja e teknikut të kampionëve ka bërë që bordi të ndryshojë mendim.