Nordsjaelland ka treguar lojë të madhe para shikuesve të vet, duke e turpëruar me rezultat 5:0 Partizanin e Beogradit, në takimin e parë të play - off-it të Conference League në futboll.
Si në pjesën e parë po ashtu edhe në të dytën, skuadra daneze ka shkëlqyer duke e deklasuar ekipin beogradas.
Golat i realizuan Frese (11'), Ingvartsen (43’ e 68', të dyja nga penalltia), Villadsen (73') e Iliq (88’-autogol).
Skuadra daneze me një këmbë është në fazën e grupeve.