FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj Utleiras me rezultat 5:1 në ndeshjen e dytë të fazës paraeliminatore në Ligën e Kampionëve në futsall.
"Skuadra jonë e nisi fuqishëm ndeshjen, duke shënuar që në minutën e dytë me Ramadan Alajn.
Pas dhjetë minutash lojë në skenë doli Halim Selmanaj që shënoi për 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me golin e Malush Qerimit për 3-0.
Bardhëekaltërit shënuan dy herë edhe në pjesën e dytë me Drilon Maxharrajn dhe Ermir Kryeziun për ta dërguar rezultatin në 5-0.
Krejt çfarë bënë norvegjezët ishte një gol i shënuar në minutën e 33-të për rezultatin përfundimtar 5-1.
FC Prishtina 01 pushon nesër, ndërsa të shtunën do ta luajë ndeshjen vendimtare për kreun e grupit", njofton FC Prishtrina 01.