Besiktas në cilësinë e mysafirit ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Dynamos së Kievit.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin në Bukuresht, në kuadër të ndeshjes së parë të play - off-it të Conference League.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka debutuar në fanellën e gjigantit turk, Besiktas.
Rashica u aktivizua në minutën e 64-të dhe në atë të 90+5 ka asistuar për fitoren e madhe.
Për Dynamon shënuan Shaparenko (60') e Voloshyn (66') dhe për Besiktasin realizuan Aboubakar (40' - nga penalltia), Colley (64'), Zaynutdinov (90+5’).