Duke marrë parasysh faktin se Struga Trim Lum është e ngarkuar me garat evropiane, është një mirëkuptim mes klubeve, kështu që dy ndeshjet e kampionit të Maqedonisë së Veriut janë ricaktuar që njëra të luhet në tetor dhe tjera në nëntor
Pra, ndeshja e javës së dytë që ishte paraparë të luhej më 13 gusht ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës TL, ishte caktuar për 30 gusht, por e njëjta është shtyrë për 4 tetor.
Ndërsa ndeshja e javës së 5-të ndërmjet Strugës TL dhe Vardarit, e cila ishte paraparë të luhej të dielën, është caktuar për 1 nëntor.
Struga Trim Lum aktualisht është në play - off të Conference League në futboll.