Besiktas ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Dynamo Kievit, në “Play-Off” të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Giulesti” përfundoi me rezultatin 2:3.
Te Besiktasi sonte debutoi Milot Rashica, i cili ia doli të lë gjurmë që në ndeshjen e parë.
Ai bëri asistin vendimtar në fitoren e klubit të tij.
Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur me rezultatin.
“Luftë e mirë nga ekipi dhe rezultat i mirë. Javën tjetër, le të shkojmë së bashku”, shkroi Rashica.