Malisheva luan në udhëtim ndaj Prishtinës, kërkon fitoren e tretë

Futboll

Malisheva luan në udhëtim ndaj Prishtinës, kërkon fitoren e tretë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:56
Malisheva

Këtë vikend në program do të jetë xhiroja e tretë e Superligës në futboll.

Në orar do të jenë vetëm katër ndeshje, dy të shtunën e dy të dielën, derisa derbi mes Dritës e Ballkanit është shtyrë për një kohë tjetër, për shkak të angazhimit të suharekasve në garat evropiane.

Java hapet të shtunën me ndeshjen mes Prishtinës e Malishevës, që njëherësh do të jetë më interesantja e javës.

Kryeqytetasit kanë katër pikë nga dy ndeshje, derisa malishevasit janë në super formë me pikë të plota e me shtat gola të shënuara e vetëm një i pësuar. Xhiron e kaluar, Prishtina befasisht barazoi ndaj Gjilanit që luajti me junior, derisa Malisheva shkatërroi Fushë Kosovën. 

Të shtunën përballen Feronikeli 74 e Gjilani. Të dy ekipet hyjnë në takim për të kërkuar fitoren e parë kampionale.

Nikli ka pësuar dy herë, derisa të kuqtë nga Gjilani kanë një barazim.

Pa pikë në këto dy xhiro është edhe Fushë Kosova që si vendas e pret Llapin, të dielën. Llapjanët javën e kaluar morën fitoren e parë në kampionat, pasi e nisën me humbje.

Të dielën, Dukagjini kërkon pikët e para ndaj Lirisë së Prizrenit. Klinasit kanë dy humbje rresht, e prizrenasit një humbje e një barazim, atë ndaj Dritës xhiron që e lamë pas. 

Pra, përballja mes Dritës e Ballkanit, e paraparë që luhet këtë vikend është shtyrë nga Komisioni i Garave i FFK-së. Të gjitha ndeshjet e javës së tretë luhet nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat