FC Prishtina 01 po tregon lojëra të mira në rrafshin ndërkombëtar në futsall.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar klubin prishtinas, për dy fitore rresht.
“Kampioni ynë në futsall FC Prishtina 01 ka kaluar me sukses dy sfidat e para në kuadër të paraeliminatoreve për Ligën e Kampionëve.
Fitoret bindëse ndaj skuadrës islandeze, Ísbjörninn (11:1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5:1) dëshmojnë potencialin e kampionëve tanë, por edhe rritjen e futsallit në vendin tonë.
Tani skuadrën kryeqytetase e pret përballja vendimtare me skuadrën nikoqire të turneut paraeliminator, KSC Lubaëa nga Polonia, e cila zhvillohet të shtunën në orën 17:30.
Përgëzoj lojtarët e Prishtinës 01 për paraqitjet fantastike në dy ndeshjet e para dhe uroj e shpresoj që një performancë të tillë ta kenë edhe kundër polakëve vendas, për ta konfirmuar kualifikimin në fazën e parë të Ligës së Kampionëve”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.