Kylian Mbappe vijon të jetë përsëri kryefjala në shtëpinë e Paris Saint-Germain.
Sulmuesi u rikthye me skuadrën në javën e dytë, ndërsa erdhi si zëvendësues në ndeshjen ndaj Toulouse dhe ia doli të shënonte golin e parë sezonal.
Skenari tani duket se është përcaktuar, me Mbappe-n që ka vendosur të rinovojë kontratën me kampionët e Francës.
“Ylli” francez pritet të ushtrojë opsionin e zgjatjes njëvjeçare, pra deri në verën e vitit 2025, të parashikuar në marrëveshjen e tij aktuale.
Por, ai mund të nënshkruajë një kontratë të re, ndoshta duke hequr dorë nga bonuset e besnikërisë për të qenë në gjendje të largohet nga klubi, gjithmonë në rast të një oferte të rëndësishme.
Për verën e ardhshme dhe në Francë janë të bindur se, Real Madrid dhe Perez do të nisin sulmin final për të transferuar Mbappe.