Alexia Putellas ka reaguar publikisht për të treguar solidaritetin e saj ndaj shoqes së kombëtares Jennifer Hermoso, ish-shoqe skuadre te Barcelona, pas puthjes së shumëpërfolur që i dha presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.
Dy herë fituesja e “Topit të Artë” të futbollit për femra reagoi në “Twitter” duke kritikuar ashpër mos dorëheqjen e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.
“Kjo është e papranueshme.
Mori fund. Me ty, shoqja ime Jenni Hermoso.”-shkruan Alexia Putellas.