Mbrojtësi i majtë i Manchester United, Luke Shaw, do të mungojë për disa muaj pasi pësoi një lëndim muskulor, ka njoftuar skuadra e tij.
Ky është lëndimi i dytë për skuadrën e United, pas Mason Mount.
Shaw ka nisur të dyja ndeshjet e Premier League deri më tani dhe ky lëndim do të thotë se ai do të jetë jashtë fushës për takimet e Anglisë kundër Ukrainës dhe Skocisë në shtator.
Trajneri Ten Haag do të ketë problem me pozitën e mbrojtësit të majtë, duke pasur parasysh se i lënduar është edhe Tyler Malacia, ndërsa tashmë i vetmi mbrojtës i majtë që i ka mbetur është Alvaro Fernandez i cili është 20 vjeç.