Nantes-Monaco ndajnë pikët në ndeshjen e javës së tretë të Ligue 1, me sfidën që u mbyll me barazimin 3-3.
Ishin vendasit ata që zhbllokuan takimin, me Mostafa Mohamed që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 5’, teksa në minutën e 15’ Castelleto dyfishoi avantazhin.
Ndërsa në minutën e 27’ Minamino shënoi për miqtë, duke ngushtuar diferencën.
Në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 48’ Mostafa Mohamed dotë realizonte golin e tretë për “kanarinat”.
Monaco u kundërpërgjigj dhe në minutën e 59’ Ben Yedder rihapi sfidën, teksa në minutën e 86’ Boadu realizoi golin e barazimit dhe vulosi këtë takim.
Në fund gjithçka u mbyll me barazimin 3-3, me Nantes që merr pikë e parë të sezonit dhe renditet në vend të 15-të, teksa Monaco kryeson me shtatë pikë.