Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ishte protagonist në triumfin 2:0 që skuadra e Koniasporit arriti në shtëpi ndaj Gaziantep, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Superligës turke.
Kavajasi asistoi në minutën e 69-të për kapitenin Gulherme, i cili realizoi golin e avantazhit. Ndërkohë që për të vulosur këtë sukses mendoi Muriç me golin e realizuar në minutën e 90+5.
Ky ishte suksesi i parë në këtë sezon për Koniasporin, që në 3 javë ka arritur të grumbullojë 5 pikë.
Ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Cikalleshin që ka arritur të shënojë 2 gola si dhe ka dhënë një asistim.