Sulmuesi i Brentford, Ivan Toney nuk do të mund të shkelë në fushë para muajit janar duke qenë se aktualisht po vuan pezullimin prej tetë muajsh nga Federata e Futbollit Angleze për pjesëmarrje në bastet sportive.
Megjithatë, lojtari i kombëtares së Anglisë është duke bërë lëvizjet e tij pasi kërkon ta rimëkëmbë karrierën, madje duke e rinisur atë nga top klubet e Premier League.
27-vjeçari ka ndryshuar së fundmi agjent dhe ka firmosur kompaninë CAA Stellar.
Një përpjekje e pastër kjo për t’u larguar nga Brentford.
“Ishte koha për të ndryshuar dhe për të nisur një rrugëtim të ri, me më shumë energji. Mos e nënvlerësoni në asnjë moment fuqinë për t’i dhënë jetës një drejtim të ri”, shprehet Toney. Dhe, në fakt alternativat nuk i mungojnë teksa për sulmuesin ka interes nga tre klube. Fjala është për Manchester United, Tottenham dhe Chelsea.
Secili prej klubeve të sipërmendura ka interesin e vetë për një sulmues ndërsa kompania CAA Stellar ka vërtetuar se është mjaft efektive në transferimet e lojtarëve.
Në të kaluarën, CAA Stellar ndërmjetësoi transferimin e Bale te Real Madrid ndërsa aktualisht ka nën kontratë yje si Jack Grealish, Chilëell, Pickford, Kalvin Phillips apo Ëard Proëse. Brentford e vlerëson kartonin e Toney me shifrën e 80 milionë paundëve.