Bashkimi do të përballet nesër kundër Osogovës në Koçanë, në njërën prej ndeshjeve të javës së tretë të Ligës së Dytë maqedonase
Mbrojtësi i djathtë, Alajdin Alili, tha për Open-TV se atmosfera është shumë e mirë brenda kampit dhe do të luftohet vetëm për fitore në këtë takim.
“Për ndeshjen me Osogovën do të japim maksimumin që të shënojmë fitore dhe të kthehemi me tre pikë në shtëpi”, deklaroi Alili, mbrojtësi i pathyeshëm i Bashkimit.
“Kam besim të madh. Zemra më thotë se do të fitojmë”, shtoi ai.
Ndeshja Osogovo-Bashkimi do të luhet ditën e shtunë në stadiumin e qytetit në Kocanë me fillim prej orës 16:00.
Kumanovarët kanë dy fitore në dy ndeshje të luajtura në Kumanovë.