Stadiumi i Ramiz Sadikut të Prishtinës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Grupi B), me infrastrukturë moderne dhe 500 ulëse.
Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, së bashku me kryetarin e Komunës, Përparim Rama, kanë vizituar stadiumin.
“Super lajm për futbollin e kryeqytetit dhe për klubin KF Ramiz Sadiku.
Kështu do të duket stadiumi
Bashkë me kryetarin Përparim Rama dhe nënkryetarin Alban Zogaj vizituam punimet ku po ndërtohet tribuna e stadiumit ‘Ramiz Sadiku’, që do t’i ketë me mbi 500 ulëse dhe infrastrukturë përcjellëse moderne, me zhveshtore, toalete, fitnes, zyre për klube dhe byfe ku do të ushqehen sportistët.
Prishtina, qytet i sportit”, njofton Rugova.